Kryeministri shqiptar Edi Rama njofton se ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Turqia.

Rama pas vizitës në këtë vend, ka thënë se sot në Aeroportin e Rinasit do të mbërrijnë 192 mijë vaksina.

“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë”, ka njoftuar Rama, përcjell Telegrafi.

Në Shqipëri, deri më tani janë vaksinuar 53,992 persona përfshirë personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit e pedagogët, pa përfshirë ditën e sotme.

Ndërsa janë kryer 539,438 testime, prej tyre janë 122,295 raste pozitive me 32,931 raste aktive.

Deri më tani janë shëruar 87,193 persona dhe kanë humbur jetën 2,171 qytetarë. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here