“Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv, dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha ai.

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here