Raketa Tomahawk lëshohet nga luftanija amerikane “USS Philippine Sea” e pozicionuar në detin Adriatik (24 mars 1999)

Raketa Tomahawk lëshohet nga luftanija amerikane “USS Philippine Sea” e pozicionuar në detin Adriatik (24 mars 1999)

24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së sulmeve të forcave të Aleancës Veri-Atlantike mbi Serbinë.

Në përkujtim të kësaj date, kryeministri shqiptar Edi Rama, në një shkrim në Twitter, ka vlerësuar rolin që presidenti atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.

Ai gjithashtu, e ka cilësuar këtë ditë, si një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Rama. /Telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here