Në Shqipëri që nga tetori i kaluar, kur mbajtja e maskës u bë e detyrueshme edhe në mjedise të jashtme, mesatarisht rreth 600 qytetarë në ditë janë ndëshkuar me gjobë nga policia. Ndërkohë në total për këtë periudhë uniformat blu kanë ndëshkuar rreth 60 mijë qytetarë.

E përkthyer në shifra shuma e vlerës së gjobave ndaj qytetarëve është 180 milionë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.5 milionë euro. Pas ndryshimit të kufizimit të lëvizjes më 9 shkurt deri në orën 20:00 masa të shumta administrative janë vendosur edhe ndaj disa lokaleve, drejtuesve të automjeteve që lëvizin pa autorizim por edhe këmbësorëve.

Por muajin e fundit, gjobave për shkeljen e masave anti-COVID nuk i kanë shpëtuar as politikanët, ku 3 opozitarë dhe 1 i mazhorancës janë ndëshkuar me 5 milionë lekë, pas takimeve elektorale që kanë zhvilluar në kundërshtim me aktin normativ.

Lidhur më vjeljen e gjobave prej 3 mijë lekësh për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët, ato parashikohen të vilen me anë të faturës së energjisë elektrike, por deri më tani edhe OSHEE nuk ka proceduar me dërgimin e masave administrative.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here