Ministria e Mbrojtjes ka reaguar këtë të mërkurë mbi ngjarjen ku humbi jetën një ushtarak shqiptar në Afganistan.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se rreth orës 22:40, ora lokale të martën në mbrëmje në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet Xh. J., 50 vjeç.

“Autoritetet e ministrisë dhe shtabit të përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.” – thuhet ne njoftim.

Por nuk jepen detaje te tjera lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje, edhe pse burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Mësohet se ushtaraku shqiptar, ka qenë pjesë e agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe ishte pjesë e misionit shqiptar që ishte vendosur në Herat të Afganistanit./Vizion Plus

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here