Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i listës i cili i respekton dhe përfillë me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Gjatë homazheve që bëri në 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ai u pyet në lidhje me listën që ka nxjerrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për personat që kanë probleme me ligjin e që nuk mund të kandidojnë për këto zgjedhje, pjesë së cilës listë është edhe Kurti.

Ai duke mos komentuar më gjatë, tha se është bartës i listës dhe i cili respekton dhe përfill Kushtetutën e Ligjet e Kosovës.

“Unë jam bartës listë i cili i respekton dhe përfill me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti.

Ndryshe, në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, ndërsa Telegrafi merr vesh se në mesin e këtyre emrave është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here