Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe katër bashkëpunëtorë të tij u lanë të lirë për t’u mbrojtur pas një seance në Qendrën e Sigurisë së Ulqinit.

Kjo u konfirmua për rtcg nga prokurori i shtetit i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, Faruk Resulbegoviq. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare shtetërore si dhe punësime në baza partiake, transmeton Telegrafi.

Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç pohoi se kryetari i qytetit të Ulqinit është arrestuar për punësime të paligjshme.

“Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kreu i DPS-së lokale, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, u arrestuan. Arsyeja – punësimi në parti! Lëreni gjykatën të dëshmojë se si ata erdhën në fitoret elektorale. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve!”, ka shkruar politikani shqiptar në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Hetimet për punësimin e paligjshëm në Komunën e Ulqinit filloi në fillim të shkurtit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here