Katër doganierë dhe pesë tregtarë janë vënë në prangat në Aeroportin e Rinasit, për shkak se akuzohen për kontrabandë të mallrave.

Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qendrore në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve.

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe 5 doganierë.

Tregtarët janë kapur sot në flagrancë në rrugën Rinas – Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar vetura dhe mallra të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. /TCH/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here