Në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërtimin e tij.

Sipas informacioneve pritet të nisë puna, ndërkohë që janë vendosur edhe shtyllat që do të mundësojnë ndriçimin e spitalit.

Spitali rajonal i Fierit është premtuar se do të ndërtohet nga qeveria turke në një afat të shkurtër kohor.

Pak ditë më parë banorët e Mbrostarit protestuan duke kërkuar kompensimin e tokave.

Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro.

Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë./OraNews/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here