Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë ka humbur jetën një 42-vjeçar.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, ndërsa gazetarja e Ora News në Pogradec bën me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Nardi Xhukellari.

42-vjeçari jetonte në katin e dytë të banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa burime policore thonë për Ora News se, Xhukellari vuante nga probleme mendore.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

\telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here