Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin Dukat.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, në fshatin Dukat, një mjet i markës Renault, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TCH/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here