Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit konfirmojnë për Euronews Albania se biznesmeni italian është gjendur i djegur në automjetin tip “Skoda Fabia” të marrë me qira.

Mjeti është gjetur në aksin Gjegjan – Reps në Pukë.

Po i njëjti burim i tha se deri në këtë fazë të hetimit ka dyshime të forta se biznesmeni italian të jetë vetëdjegur në rrethana misterioze.

Ndërkaq, gazetari Merin Maçi raporton se nga hetimet e deritanishme uniformat blu kanë konstatuar se në ditën kur ka ndodhur ngjarja bashkëshortja e biznesmenit, e cila është me origjine shqiptare rezulton të ketë qenë në Itali.

Po kështu në automjetin e gjetur të djegur janë gjetur sende personale të biznesmenit italian.

Nëpërmjet një verifikimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Davide Pecorelli rezulton me aktivitet në Shqipëri, si tregtar i produkteve kozmetike.

Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga mediat italiane.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here