Në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Bari, ka nisur shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë.

Konsullja shqiptare, Gentiana Mburimi teksa pa nga afër procesin u shpreh se shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë rezidentë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Siçilisë dhe Sardenjës.

Bashkë me konsullen e përgjithshme, në këtë ceremoni, ku shqiptarët morën shërbimin për pajisje me këto dokumente ishte zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

Ky shërbimi më parë është ofruar në Romë dhe Milano, ndërsa me pikën e re në Bari, shqiptarët do të kenë më shumë mundësi për të aplikuar dhe pajisur me kartë identiteti ID dhe pasaportë biometrike.

Pavarësisht se palët politike në Shqipëri me marrëveshjen e 5 qershorit të 2020 kanë shprehur vullnet për të garantuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, por ky proces, ende nuk ka marrë dritën jeshile nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /euronews.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here