Pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.

Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vned. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.

Ditën e sotme mediat raportuan se vendi i origjinës së dozave të ardhura nga një shtet dhurues, që sipas kryeministrit Edi Rama ka kërkuar të mbetet anonim ishte Gjermania. Megjithatë, mes mungesës së transparencës për mënyrën e sigurimit të tyre, çmimit dhe kushteve të ruajtjes, duket se vendi dhurues është ende i panjohur për shqiptarët.

Në dy ditët e para të vaksinimit, janë bërë 110 injektime tek mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve, ndërsa kryeministri ishte gjithashtu mes personave të parë që u vaksinuan./euronews.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here