Foto: Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur tek ish-parku i autobusëve, ndërsa në konflikt janë përfshirë disa persona.

I plagosuri është një 42-vjeçar dhe ka marrë një plumb në këmbë. Po ashtu, është dëmtuar me sende të forta edhe roja i një objekti.

Ka dyshime që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit mes një ndërtuesi dhe disa personave të tjerë. /TCH/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here