Katër muaj pas rrënimit të objektit pa leje, lokalit “Fontana” para QT “Mavrovasja” përsëri është filluar me rindërtimin e saj, por me material metalik, njofton “360 shkallë”.

Nga Komuna e Çairit thonë se pronari i vendit, ka të drejtë të vendosë apo ndërtojë një konstruksion të lehtë. Sipas Ligjit për ndërtim, në përputhje me projektin, pronari ka leje që ta kthejë objektin në formë e mëparshme që ka pasur lokali. Nuk ka beton, shtyllat nuk janë të betonit dhe ndërtimi është konstruksion i lehtë thonë nga Komuna.

Rrënimi i objektit te Mavrovasja u bë më 02.09.2020 për shkak se ishte vlerësuar si ndërtim ilegal./Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here