Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vjet burg Abas Dogën, rojën e shkollës së mesme në Babrru i akuzuar se abuzoi seksualisht me një të mitur.

Me 7 vite e 4 muaj burg u dënua Klajdi Poci, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 vjet dhe 3.4 vjet burg.

Abas Doga u dënua me 18 vite heqje lirie, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, ai ka marr 12 vjet burg.

Rikujtojmë se ish-roja i shkollës në Babrru u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me të miturën nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj, Doga dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë.

Ata u akuzuan se së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi. /TCH/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here