Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se do të hapet konkurs për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zemaj ka thënë se konkursi do të hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë.

“Pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, andaj jemi dakorduar që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve.
Konkursi hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj u ka bërë thirrje kandidatëve që të aplikojnë.

“Ju bëj thirrje kandidatëve për aplikim, duke ju dëshiruar suksese, si dhe palët e interesuara që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi, për të siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët”./Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here