Reshjet e shiut me intensitet që kanë përfshirë Shqipërinë rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit këtë javë pothuajse i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje me intensitet të lartë duke sjellë rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë si Drini-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

IGJEUM thotë se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, i cili pritet të jetë me prurje maksimale.

Sipas sinoptikanëve kjo situatë e reshjeve pritet të zgjasë deri më 12 Janar. Javën tjetër Shqipëria do të jetë me mot të kthjellët.

Intensiteti i reshjeve të këtyre ditëve do bëjë që Janari të tejkalojë normat mujore të reshjeve, ashtu si edhe Dhjetori.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here