Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar sot ndaj një pretendimi të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth një borxhi të madh të Gjukanoviq në taksa ndaj shtetit.

Dhe lidhur me këtë, Gjukanoviq ka shkruar: “Njoftimi i Dritan Abazoviqit se unë jam një debitor tatimor është gënjeshtra dhe mashtrimi më i zakonshëm. Si qytetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, unë nuk i detyrohem (shtetit) asnjë cent në bazë të taksave ose ndonjë baze tjetër”.

“Është e vërtetë, dhe publiku di gjithçka për këtë, që unë jam një aksioner në kompaninë ‘Global Montenegro’, i cili si person juridik, dhe jo unë personalisht, nga një gabim i dukshëm i administratës së kompanisë, i detyrohem një totali prej 1,900 eurosh kontributesh, dhe jo siç pretendon manipulimi: 12,4 milionë euro”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here