Në takimin dy-palësh Rama-Erdogan nuk munguan batutat. Presidenti turk Erdogan premtoi se brenda 2 muajve do të ndihmonte në përmbylljen e Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas tij ai do ta fitonte këtë bast pasi në aq pak kohë ka ndërtuar spitale edhe më të mëdha.

Rama: Zoti President, deri më 7 prill, 3 muaj, ti personalisht

Erdogan: Do të mbarojë përpara zgjedhjeve

Rama (qesh): Jo s’kanë rëndësi zgjedhjet, deri tani janë të regjistruar 4.2 milionë veta në Republikën e Shqipërisë, heqim fëmijët që s’dinë numërim do kesh 3.5 milionë supervizorë personalisht që do të ndjekin përditë deri më 7 prill: E bëri Erdogani s’e bëri Erdogani? Ishalla po e mban.

/gazeta-shqip.com

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here