Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku makina tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20 të mëngjesit sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, si dhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës në rrugë.

Viktimat janë identifikuar si Nue Preçi dhe Pashke Malçi me banim në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur ndërsa ata ishin duke shkuar tek vajza e tyre në Qarr.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, i cili është i tej mbushur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të sotëm.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

/TCH/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here