Disa punëtorë të ndërmarrjes boshnjake “Euroasfalt” nga Rozhaja janë lënduar rëndë sot kur ura në ndërtim e sipër u shemb.

Tre punëtorë u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike.

S.K., A.K. dhe S.D. u transportuan në spitalin Berane, ku mjekët po luftojnë për jetën e tyre, raporton rtcg.

Disa punëtorë gjithashtu kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Rozhajë.

Ndryshe, shembja e urës ndodhi gjatë derdhjes së betonit, pas së cilës konstruksioni nuk mundi ta përballojë. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here