Rrjeti i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkon që Kuvendi ta anulojë dhe përsëri ta publikoje konkursin për zgjedhjet e Avokatit të popullit në mënyrë transparente. Sipas tyre, është e papranueshme që ligjvënësi e fshehu konkursin nga publiku.

“Kuvendi i RMV në mënyrë jashtëzakonisht jotransparente dhe keqdashëse e filloi procedurën për emërimin e Avokatit të ri të Popullit. …Kuvendi i RMV-së e publikoi këtë vendim vetëm në Gazetën zyrtare nr. 285 të datës 30.11.2020 dhe në tre media të shkruara: Sloboden Peçat, Nova Makedonija dhe Koha. Duke pasur parasysh trendin shumëvjeçar të braktisjes së mediave të shkruara dhe rritjen e leximit dhe informacionit nga mediat elektronike, mund të konkludohet se publikimi i tillë i konkursit është tendencioz në mënyrë që të informojë publikun sa më pak të jetë e mundur, ndërsa me këtë edhe kandidatët potencial të interesuar për paraqitje në konkurs. Asnjë media e madhe elektronike, duke përfshirë mediat e shkruara të lartpërmendura në faqet e tyre të internetit, nuk ka marrë publikuar informacion në lidhje me konkursin për zgjedhje të Ombudsmanit. Kjo është veçanërisht simptomatike sepse më shumë media të mëdha kanë raportuar vazhdimisht mbi nevojën për të shpallur konkurs për zgjedhjen e një Ombudsmani të ri dhe kjo tregon se Kuvendi nuk i ka informuar mediat as për këtë vendim. Për këtë dëshmon edhe fakti se asnjë organizatë relevante vendase ose ndërkombëtare nuk ishte fare e njoftuar me publikimin e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, as me afatin brenda të cilit kandidatët e interesuar mund të aplikonin për konkursin”, thuhet në reagim.

Për më tepër, shkruan në reagimin e rrjetit “Margjinat”, mënyra e publikimit të vendimit për shpalljen e konkursit në ueb faqen e Kuvendit ishte e dëmshme.

“Të gjitha konkurset publike të Kuvendit janë publikuar në ueb faqen e Kuvendit në kategorinë “Konkurse”3. Deri në momentin e përgatitjes së këtij reagimi, konkursi për zgjedhjen e Avokatit ët ri të Popullit nuk mund të gjendet në këtë kategori, dhe vendimi për të mund të gjendet vetëm në rendin e ditës për seancën e 22-të, të botuar në seksionin “Seancat plenare”. Prandaj, është e qartë se qëllimi i Kuvendit është të fshehë konkursin nga sytë e publikut dhe të lërë më shumë hapësirë për negociata partiake në zgjedhjen e Avokatit të Popullit midis partive parlamentare.”, theksohet në reagim.

Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi gjithashtu i dënon edhe deputetët/et që votuan për propozim vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokati të ri të Popullit dhe nuk e informuan publikun për këtë.
Duke marrë parasysh që konkursi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka skaduar, dhe publikimi i tij është bërë në një mënyrë që shkel parimet e publicitetit, transparencës dhe konkurrencës në procedurën për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, të parapara nga Parimet e Parisit për një Institucion Kombëtar mbi të Drejtat e Njeriut të KB dhe Parimet për Mbrojtjen dhe Promovimin e Ombudsmanit të Komisionit të Venecias, Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi i RMV që ta anulojë këtë konkurs dhe të shpallë publikisht dhe në mënyrë transparente një konkurs të ri për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Me të drejtë dyshojmë se konkursi nuk është shpërndarë qëllimisht në publik sepse kandidati për Avokat të Popullit tashmë është rënë dakord midis palëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here