Qeveria e Maqedonisë së Veriut kujton qytetarët se në përputhje me vendimin e qeverisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe marrëdhëniet e punës në prani fizike, deri në përfundimin e pandemisë me COVID-19, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmbajtja e masës është rregulluar me nenin 13, pika 11 dhe neni 16 nga vendimi për masat ndërhyrëse, masat e përkohshme, masat e jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga sëmundja COVID-19.

Vendimi qeveritar është miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here