Drejtori i Administratës së Patundshmërive, Dragan Kovaçeviq, u ndalua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, raporton rtcg.

Një departament special i policisë po kontrollon pronën, e cila dyshohet se është regjistruar në emër të djalit të tij. Prokuroria Speciale i tha TVCG se kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve që ata po kryejnë në atë rast.

Me rastin e arrestimit të Kovaçeviqit, zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq tha se ka filluar lufta kundër korrupsionit, transmeton Telegrafi.

“Drejtësia do të trokasë në dyert e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin! Ne i mirëpresim aktivitetet e Prokurorisë Speciale. Çdo gjë është e mundur, kur të kërkohet”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.

Është detyrë e të gjithëve neve që të trajtojmë me përgjegjësi kompanitë publike, në të njëjtën kohë duke u kujdesur për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili vizitoi sot Pljevljan.

“Ne po dërgojmë një mesazh të paqes, tolerancës dhe sigurisë nga Pljevlja”, është deklarata e përbashkët e përfaqësuesve të Qeverisë, Komunës së Pljevljes dhe të gjitha klubeve të bordit të qeverisë dhe opozitës, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.

 /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here