Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme kryeqytetin, ku një djalosh 7-vjeçar qëlloi për vdekje babanë e tij. Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, i mituri mori armën e shërbimit që Roland Bicerri kishte lënë në një tavolinë bilardoje pranë shtëpisë së tij dhe e ka qëlluar.

Psikologja Lenida Halilaj tha në emisionin “Shqipëria live” se djali, i cili padyshim është i shokuar nga ngjarja, nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm por bashkë me familjen e tij. Djali vráu áksidêntalisht me ármë, dje, të atin që punonte si efektiv i forcave “Shqiponja”.

Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave têrapeutike. -“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”

Po ashtu u diskutua se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit. Dje, reth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, u plágos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R. B, dhe më vonë ndërroi jetë.

\abeu.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here