Do merrni dhe do përcillni energji pozitive gjatë kësaj jave. Komunikimi dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe do e bëni partnerin të ndihet mirë në çdo moment. Durimi do jetë një nga gjërat që ai do e adhurojë. Për ju beqarët gjithçka do varet nga sjellja juaj. Po u treguan të hapur dhe po nuk kërkuat perfeksionin keni për ta gjetur personin e duhur. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni më të qetë kur të shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjikë dhe plot imunitet. Në punë do bëni mirë të përqendroheni tek gjërat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohën kot dhe nuk do e përfundoni në kohë detyrën e dhënë.

Demi

Ndonjëherë është më mirë t’ia mbathni nga vendi ku jeni dhe të bëni çdo gjë ndryshe. Kjo javë do jetë shumë më ndryshe nga më parë për juve që jeni në një lidhje. Dojeni të logjikshëm dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do realizoni takime interesante të cilat kanë për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jenë akoma më të begata falë një trashëgimie që do merrni. E kishit ëndërruar prej kohësh këtë gjë. Sipas Dritare.net, shëndeti për fat të keq nuk do jetë i mirë. Do keni dhimbje grykësh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Bëni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Në punë do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë që keni arritur.

Binjakët

Para se të hidhni çdo hap, reflektoni dhe mendohuni mirë këtë javë. Ndani ndonjë mendim edhe me miqtë e ngushtë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në punë të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët dojeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.

Luani

Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.

Virgjëresha

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet t’i tregoni synimet tuaja dhe të bëni përpjekje për të arritur atë që doni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të padrejtë me partnerin tuaj sepse ka rrezik që ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër të ruani qetësinë dhe të bëni pak më tepër lëshime. Ju beqarët dokeni ditë pozitive dhe nga mesi i javës mund të takoni edhe persona interesantë. Në planin financiar do ketë veçse përmirësim të situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, sidomos nëse kohët e fundit keni mbajtur dieta ekstreme. Në punë do merrni promocione për shkak të arritjeve që keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen të privilegjuar që ju kanë në stafin e tyre.

Peshorja

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Akrepi

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni ju diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Shigjetari

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.

Ujori

Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.

Peshqit

Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund tëkeni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.

\abeu.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here