Mbetje mortore të një personi janë gjetur sot në varrezat e qytetit të Rahovecit dhe mbetje të një personi tjetër në Prizren, persona këta të vrarë dhe groposur pastaj nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit, mbetjet mortore do t’u dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur zyrtar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Udhëheqësi i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Kushtrim Gara thotë për KP se mbetjet mortore të gjetura në Rahovec kanë qenë në hapësirën e varrezave të qytetit.

Ai tregon detaje sa i përket mbetjeve mortore të zhvarrosura sot në Rahovec.

“Në rastin e Rahovecit informata është ndarë muaj më parë, po flasim për një viktimë diku në muajin maj të vitit 1999, e cila është groposur në këtë hapësirë të varrezave nga forcat serbe në kohën kur pikërisht familja e dy viktimave të tjera të luftës kanë qenë duke varrosur familjarët e tyre nga forcat serbe, pikërisht në atë moment ka pasur një ndërhyrje nga forcat serbe dhe kanë groposur këtë trup duke larguar familjarët”, tregon Gara.

Ai thotë se për të dy lokacionet ku është gërmuar sot, informatat janë marrë nga qytetarët dhe bënë thirrje që të gjitha ata që kanë dyshime për lokacione të tilla, të njoftojnë Qeverinë e Kosovës.

“Pasdite pastaj është vazhduar me gërmimet edhe me një lokacion tjetër po ashtu brenda hapësirës së varrezave të qytetit, por flas në qytetin e Prizrenit, në varrezat e lagjes Tuzus të Prizrenit dhe gërmimet kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të paktën të një personi ose viktimë të luftës. Po them të paktën meqë sigurisht që në dy rastet është e nevojshme të kryhen procedurat ose ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore dhe mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura të dërgohen për analizë të AND-së që t konfirmohet ose identifikohen këto mbetje mortore dhe pas identifikimit do t’u kthehen familjeve për varrim”, thotë Gara.

Gërmimet sot janë zhvilluar me urdhëresë të Prokurorisë për Krime Lufte.

Me këto dy lokacion përfundojnë gërmimet për sivjet, meqë kushtet atmosferike tashmë përbëjnë vështirësi në punën e gërmimeve në teren.

Në pranverë pritet të vazhdojnë gërmimet në Kizhevak dhe Shtaval të Serbisë.

\Telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here