Policia speciale sot pasdite në qendër të Tetovës e ka arrestuar një person, i cili ka qenë i dënuar dhe kërkuar me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2008.

Siç thonë nga MPB bëhet fjalë për G.E (43) nga Tetova, i cili në vitin 2008 është dënuar me 6 vjet e 5 muaj burg.

“Më 14.12.2020 në orën 14:50, zyrtarët policor të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor dhe me ndihmë të Njësitit për detyra speciale, në rrugën ‘Strasho Pinxhur’ e kanë arrestuar G.E (43) nga Tetova, i cili është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga viti 2008 nga Gjykata Themelore e Tetovës, për të vuajtur dënimin prej 6 vjet e 5 muaj burg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here