Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestave që po zhvillohen prej 5 ditësh për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Ana Pisonero përmes një qëndrimi për Euronews Albania thekson se kërcënimi dhe intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.

“Paketa e Zgjerimit për 2020 tregon qartazi nevojën për të pasur zero tolerancë ndaj frikësimeve dhe kërcënimeve kundrejt gazetarëve dhe medias në rajon.

Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë të aftë ta bëjnë punën e tyre pa qenë të kërcënuar nga dhuna, sulmet apo intimidimet, për të siguruar që qytetarët kanë akses ndaj informacionit”, thuhet në reagimin e KE.

Tri ditë më parë, dy shoqata të gazetarëve i bënë thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan dhe dhunuan gjatë detyrës gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.

Përmes një postimi në Facebook “Shoqata e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë” dhe “Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë”, shprehën indinjatën për dhunën e policisë drejt gazetarit Malësia teksa ky ishte duke raportuar për protestën e së enjtes, mbajtur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rrasha.

Malësia thuhet se u pengua, dhunua dhe shoqërua në polici pa të drejtë teksa ishte në detyrë.

Gjithashtu, gjatë protestës së radhës, të mbajtur dy ditë më parë u shoqërua nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here