Dr. Besnik Ibishi, ka njoftuar se një familje pesë anëtarëshe në Kamenicë kanë ndërruar jetë pas infektimit me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili ka shprehur ngushëllime.

“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenicës. Unë si kolege i juaji, në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta në këtë dhimbje të madhe për humbjen e me te dashurve , 5 anëtarëve te familjes suaj”.

“Zoti ju dhashë durimin e forcën për të përballuar këtë sprove kurse për te vdekurit lutemi që Zoti t’i mëshirojë e shpërblejë me Xhenet. Familja Basha brenda një periudhe te shkurtër humbi 5 anëtarë të familjes nga Covd 19”, ka shkruar Ibishi.

Ndërkaq, të premten në Kosovë janë regjistruar 590 raste të​ reja me coronavirus, pas marrjes së​ 1,775 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.

Përmes një konference për media, drejtori i këtij Instituti, Naser Ramadani ka thënë se autoritetet kanë regjistruar edhe 696 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11,935.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me coronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton coronavirusi.

Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here