Është e nevojshme të përmirësohet grumbullimi i të hyrave nga ana komunave, të bëhet ngritja e kapaciteteve të komunave për planifikim më të mirë, konsolidim fiskal por edhe transparencë dhe përgjegjësi më të madhe në shpenzimin e mjeteve. Këto janë konkluzionet kryesore nga konferenca e sotme e UNDP-së me temë “Pas Kovid-19: Ndërtojmë qeverisje lokale rezistente”, e në të cilën mori pjesë ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Besimi theksoi se Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut siguron të hyra të qëndrueshme për komunat nga dotacionet e TVSH-së, i cili paguhet në shumën prej 4.5 për qind të TVSH-së së mbledhur.

“Me masën e miratuar nga Qeveria brenda pakos së katërt, në mënyrë që të sigurohet financim i pandërprerë, në vend të asaj të mëparshme , tre vitet e fundit do të merren si periudhë referimi. Në periudhën e ardhshme, më shumë vëmendje do t’i kushtohet prezantimit të një sistemi për barazimin e të hyrave, duke promovuar një kriter në shpërndarjen ekzistuese të dotacioneve nga TVSH, por gjithmonë duke marrë parasysh përpjekjet fiskale që bën secila komunë. “Nga njëra anë, me këtë do të tentohet të sigurohet një shpërndarje më e drejtë e dotacioneve nga TVSH, por në të njëjtën kohë të inkurajohen komunat të marrin masa dhe aktivitete për të mbledhur të hyrat e përcaktuara me ligj”.

“Lidhur me dotacionet për kompetencat e transferuara në periudhën e ardhshme, do të punohet në përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e fondeve të alokuara për kompetencat e transferuara në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, kulturës, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së të moshuarve si dhe mbrojtjes nga zjarri. Në të njëjtën kohë, shuma e dotacioneve do të jetë në përputhje me nevojat e komunave, duke respektuar dispozitat ligjore, dhe është e nevojshme të riorganizohen institucionet në nivelin lokal dhe të sigurohet qasja e barabartë e të gjithë qytetarëve në shërbimet e ofruara nga komuna. Në të njëjtën kohë, do të punohet në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në nivel lokale për kompetencat e transferuara”, ka thënë Besimi.

/telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here