Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i forcave “Shqiponja”,  Nevaldo Hajdaraj.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se dy efektivet e kanë marrë shërbimin në orën 21:30 minuta të datës 7 dhjetor dhe kanë dalë për të kryer shërbimin në terren.

Në dokumente thuhet se dy policët kanë qenë të pajisur më të gjithë mjetet e duhura, armë, antiplumb, por nuk kishin kamera trupi, e cila mund të ndihmonte në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, efektivët,  kanë ndaluar një makinë në rrugën Dritan Hoxha dhe kanë konstatuar një të ri që ishte i mbështetur tek muri.

Kolegu i Hajdarajt i ka thirrur që të ndalonte, por Rasha është larguar me vrap.

Sipas regjistrit të sallës operative rezulton se dy efektivet në orën 01:09 ka njoftuar se janë në ndjekje të një të riu që nuk i është bindur urdhrit të për të ndaluar, vetëm 3 minuta me vonë thuhet në dosjen e organit të akuzës, është telefonuar salla operative dhe policët kanë kërkuar një autoambulancë dhe më pas në orën 01:14 minuta është lajmëruar se është qëlluar me armë në drejtim të personit që nuk ju bind urdhrit të policisë.

Dosja e prokurorisë është në kundërshtim me njoftimin zyrtarë të policisë së Tiranës që, thuhej se ngjarja ka ndodhur në orën 01:45 minuta të mëngjesit të datës 8 dhjetor.

Gjithashtu në dosje është specifikuar se në drejtim të Klodian Rashës, janë qëlluar dy plumba njëri e ka prekur në shpatull dhe i ka prekur zemrën, ndërsa plumbi tjetër ka bërë rikoshet dhe e ka gërvishtur në kokë.

Po ashtu në dosje thuhet se viktima Klodian Rasha kishte edhe disa plagë të tjera që akoma nuk janë specifikuar se nga se janë shkaktuar.

Hajdaraj thekson faktin që i riu e ka kërcënuar në momentin  që ka nisur ta ndiqe duke i thënë se do e qëllonte me armë. Gjithashtu efektivi pretendon se e ka qëlluar në pjesët e poshtme të gjymtuarve, alibi që rrëzohet nga ekspertiza që ju bë trupit të viktimës.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së 5 bizneseve në zonë, për të zbardhur të gjithë skemën dhe lëvizjet që ka kryer Klodian Rasha, para se të ekzekutohej nga polici.

Ditën e premte Nevialdo Hajdaraj do të përballet me gjykatën e Tiranës për caktim të masës së sigurisë. Kurse prokuroria ka kërkuar arrest në burg./abcnews.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here