Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar statutet e katër universiteteve në vendin tonë.

Me 61 vota pro të zgjedhurit e popullit miratuan statutin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, atë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe statutin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj tha se statutet e këtyre universiteteve janë në përputhje me ligjin mbi arsimit, pasi kanë kaluar të gjitha procedurat e nevojshme.

“Statutet e universiteteve publike i kanë kaluar të gjitha procedurat që obligohen me ligj dhe dëgjimet publike. Ne konsiderojmë se janë në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë. Përmbajtja e këtyre statuteve është e njëjtë dhe përcaktohet nga 215 dhe 243 nene”, tha ministri Likaj.

Këto statute u votuan edhe me amendamente të deputetëve.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here