Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi tentuan që të transportonin 4 emigrantë në Kosovë, ndërsa është sekuestruar një makinë dhe disa telefona mobil. Të arrestuarit janë B.S. 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N. 30 vjeç, banues në Mat.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar kanë tentuar të transportojnë 4 emigrantë të paligjshëm në Tiranë me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

\telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here