Në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova është shënuar me fusnotë, kurse Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë informatë zyrtare se Mali i Zi ka shënuar Kosovën me fusnotë.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha për Telegrafin se raportet me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme.

“Zyrtarisht nuk kemi informatë se ka ndryshuar diçka në raport me qasje ndaj Kosovës. Raportet me Malin e Zi janë te shkëlqyeshme, fqinjësore”, tha ajo.

Ndryshe, në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova është shënuar me fusnotë.

Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër. 

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here