Dritan Abazoviq ka vazhduar të shkarkojë nga puna drejtorët e institucioneve të sigurisë si pjesë e fushatës të depolitizimit të tyre, ku gjatë ditëve të kaluar ka liruar nga puna drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Zëvendëskryeministri i malazezëve ka bërë të ditur se së shpejti do të emërojë një drejtor të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB).

Ai më tutje ka pohuar përmes rrjeteve sociale se gjatë ditës së sotme ka takuar drejtorin aktual të ANB-së, Dejan Peruniçiq.

Abazoviq vuri në dukje se e falënderoi Peruniçiqin për punën e e gjertanishme në krye të këtij instirucioni.

Ndryshe, politikani shqiptar ka premtuar luftë të ashpër kundër kriminalitetit pasi mori besimin e deputetëve, ku do të jetë edhe përgjegjës për sektorët e sigurisë, rendit dhe ligjit. 

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here