TikTok tani ka një tjetër konkurrent në treg – Snapchat. Snap ka lansuar Spotlight, një segment të ri në aplikacion që do të shfaqë video të krijuara nga përdoruesit.

https://www.youtube.com/embed/aDfzNGg_byU?feature=oembed

Megjithëse nuk është hera e parë që aplikacioni ka “video të përdoruesve të tjerë”, është hera e parë që këto video janë në një vend të veçantë, domethënë që ato janë të spikatura.

Nëse kjo nuk mjafton për të motivuar njerëzit të bëjnë përmbajtje, Snap ka vendosur të paguajë përdorues të caktuar për të krijuar përmbajtje të tillë.

Kompania shprehet se do të paguajë deri në një milion dollarë në ditë për të gjithë përdoruesit deri në fund të vitit – për ata që do të bëjnë ndarjen e klipeve të tyre përmes aplikacionit.

Në mënyrën se si funksionon, Spotlight është i ngjashëm me TikTok dhe Instagram. Ka një video vertikale që lëviz ose rrëshqet.

Sidoqoftë, me Spotlight, shumica e videove do të jenë anonime, gjë që mund të jetë shumë interesante për përdoruesit.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here