Policja Jasmina Angelleska, e cila para dy vitesh u lëndua derisa e bënte punën e saj – tërhiqte makinën e funksionarit të BDI-së Bekir Asani, për shkak të parkimit të parregullt, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në MPB.

Për këtë vendim ajo ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke sqaruar se i është bërë padrejtësi nga të vjetërit, që ajo i quan “dëgjues ndaj partisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo në MPB ka punuar 18 vite.

“Pasi kjo është hera e parë dhe e fundit që publikisht të shkruaj për karrierën time në MPB, vendosa të postoj fotografi me uniformë të ilën e kam dashur shumë dhe e kam bartur 18 vite. Unë më nuk i takoj MPB-së. Më bënë padrejtësi, pasi ashtu deshën të vjetrit në MPB (sigurisht dikuj nuk i kam buzëqeshur), e jo se e kam bërë punën time. Ata të vjetrit për mua do të mbeten dëgjues të partisë”, shkruan mes tjerash policja Angelleska.

Ajo më tej thotë se ata që kanë dashur të punojnë, nuk janë lejuar.

“Çdo procedurë e jona ligjore ose çdo sukses ishte se a do të më reflektojë në karrierë, ose së paku të a do të më dërgojnë në procedurë disiplinore, atje ku shumica e inspektorëve të lartë nuk kanë përfunduar, pasi ata nuk gabojnë, ‘janë të mençur’”, shkruan ajo.

Ndryshe, pasi u sulmua nga zyrtari i BDI-së Bekir Asani, ajo vendosi ta padisë, por para dy vitesh Prokuroria vendosi ta hedh poshtë padinë e saj ndaj Asanit. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here