Katër liqene, pesë male, dy lumenj, dy qytete, fshatra, manastire, ura, natyra e bukur…e gjithë kjo është paketuar në vetëm pak kilometra, në rrugën Mavrovë-Strugë, përskaj kufirit perëndimor të Maqedonisë. Rruga nuk është e lehtë, ka shumë kthesa, në disa vende edhe e ngushtë, në disa vende ka edhe gurë apo dëme në asfalt. Për shkak të kësaj shoferët shpesh i shmangen kësaj rruge. Por nëse jeni pasagjer atëherë do të kënaqeni. Na ndiqni, milje pas milje, përmes 17 karakteristikave të rrugës më piktoreske në Maqedoni.

mavrovo struga_cover

Km 1: Pyll ahu. Rruga mund të quhet Mavrovë-Strugë, por fillon dhjetëra kilometra para Mavrovës ku devijon nga rruga kryesore Shkupi-Ohër. Pylli i ahut ju ndjek nga hapi i parë, me pemët e saja me ngjyra dhe gjethe të gjelbër.

bukova suma

Km 8: Liqeni i Mavrovës. Prej këtu fillon vështrimi i parë i akumulimit artificial më të fotografuar në Maqedoni, i krijuar në vitin 1947, kur është ndërtuar diga dhe u bë pjesë e sistemit hidroenergjetik në vend.

03 - mavrovsko ezero

Km 11: Bujtina e Mavrovës. Një rrugë e cila tërësisht është në shërbim të udhëtarëve me restorante, shitore, pompa benzine dhe zona pushimi.

mavrovi anovi

Km 20: Radika. Pamja e parë e lumit i cili konsiderohet si lumi më i bukur dhe më i pastër në Maqedoni vjen tek ura përmes së cilit shkon në malin Korab. Harmoni e përsosur e ujit të shpejt dhe të pastër me shkëmbinj, pyjet e dendura dhe bimët me gjethe të gjëra edhe gjysmë metri.

radika

Km 24: Kanioni i Radikës. Disa kilometra rrugë, shkëmbinjtë e lartë në të dy anët e rrugës krijojnë ndjenjën sikur jeni duke ecur midis rrokaqiejve në një qytet. Por me ajër shumë të pastër dhe këngën e zogjve në vend të zhurmës.

kanjonot na radika

Km 35: Manastiri i Shën Jovan Bigorski i Riparuar plotësisht pas zjarrit që kaploi në vitin 2009 dhe shkatërroi gjithçka. Manastiri është gati një mijë vjet i vjetër dhe disa herë është rrënuar dhe riparuar. Gjërat e vlefshme në të si ikonat dhe të tjerat shpëtuan. Brendësia e kishës nuk mund të fotografohet por ka shumë motive edhe rreth saj.

bigorski

Km 37: Rsotushë dhe ‘Ujëvara e Dufit’. Nga rruga deri në fshatin Rostushë ka më pak se dy kilometra.

rostuse-duf 2

Prej aty fillon rruga malore deri në ujëvarën e Dufit, 25 metra i lartë, i veçantë për shkak të gurit të madh të mbërthyer mes shkëmbinjve nga e cila bie uji. Shenja se deri në ujëvarë ka vetëm 1020 metra nuk duhet të ju mashtroj. Rruga është e ngushtë dhe e rrëshqitshme për shkak të lagështisë dhe lëvizja mund të jetë e vështirë për ata që janë joaktiv. Prandaj, ndani të paktën një orë për këtë vizitë.

rostuse-duf

Km 45: Ura hedhja e drerit. Tek ura e Boshkut kthehet majtas kah lindja dhe udhëtohet dy kilometra për të arritur deri te kjo urë mbresëlënëse 200-300 vjet e vjetër, e bërë prej guri në formë harku e cila rri pezull njëzet metra mbi grykën e Rekës së Vogël.

elen skok

Km 47: Gurorja te Kosovrasti i Poshtëm. Mësim gjeologjik për malet, në gjelbërimin e të cilit do kënaqeni gjatë gjithë rrugës.

kamenolom

Km 50: Qendra Zhupë dhe Koxhaxhik. Ndjekësve të Mustafa Kemal Ataturk me siguri nuk do ju pengojë që të kalojnë 17 kilometra përgjatë bregut lindor të liqenit të Dibrës, në një rrugë që paraqet sfidë në vetvete, deri në Koxhaxhik, vendlindjen e babait të tij, ku është edhe shtëpia muze dedikuar paraardhësve të tij.

zupa-kocacik

Km 53: Manastiri Shën Gjergji në Rajçica. Kisha e vjetër dhe bujtinat e rregulluara që ngrihen mbi të tërheqin vizitorë nga gjithë Ballkani. Vend që nuk duhet anashkaluar edhe nëse jeni kalimthi.

rajcica

Km 55: Dibra. Qyteti për të cilin në Maqedoni vlen stereotipi se është në zhdukje për shkak të mërgimit, por habit numri i shtëpive të reja të ndërtuara dhe ndërtesave.

debar

Km 60: Liqeni i Dibrës. Edhe pse liqenin do ta shihni shumë herët (që nga Kosovrasti), peizazhet më të bukura janë rreth pesë kilometra në jug të Dibrës. Keni kujdes, nëse shkoni kah jugu, vendet për të ndaluar që të kënaqeni me pamjet e bukura janë në anën e majtë të rrugës dhe nëse dëshironi të ndaloni makinën do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm derisa kaloni në anën tjetër të rrugës.

debarsko

Km 79: Gryka e Drinit të Zi. Lumi i dytë në këtë rrugë është Drini i Zi. Edhe ky lum kalon përmes maleve dhe krijon grykë spektakolare.

klisura drim

Km 87: Glloboçica. Uji në këtë liqen artificial është i errët ndërsa rrethi është aq i qetë që njëkohësisht mahnit dhe frikëson. Fshati i vjetër që u përmbys kur është ndërtuar diga nuk mund të shihet, por historia e saj vetëm rritë mistikën. Ngjashëm si tek Liqeni i Dibrës, kujdes kur do të ndaloni makinën.

globocica

Km 97: Vevçani dhe burimet e Vevçanit. Vevçani është një nga fshatrat më turistik në Maqedoni. Deri atje duhet të shkoni rreth katër kilometra nga rruga kryesore në perëndim. Është i njohur për nga karnavali që mbahet më 13 janar, arkitektura e bukur dhe burimet e Vevçanit. Monumenti natyror i krijuar nga dhjetëra burime dhe përrenj që gërshetohet nëpër shkëmbinj dhe gjelbërim. Këtu ose do bëni mijëra fotografi ose thjeshtë do lini kamerën duke ditur se nuk mund ta kap gjithë bukurinë që ju shihni.

30 - vevcani
31 - vevcani

Km 107: Struga. Më në fund, destinacioni i fundit. Qyteti i poezisë, i urave, i lumit Drin dhe liqenit të Ohrit do ta merr udhëtarin e lodhur me gjithë zemër.

struga

Goce Trpkovski

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here