Ushtria amerikane po investon para jo vetëm në armë bërthamore dhe dronë, por gjithnjë e më shumë edhe në neuroshkencë.

Dëshira e tyre është të krijojnë një sistem në të ardhmen që do të mundësonte komunikim pothuajse telepatik midis ushtarëve.

Për zhvillimin e një sistemi të tillë, i cili do të regjistronte sinjalet e trurit, do t’i përkthente ato dhe kështu do të mundësonte leximin e mendimeve të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

SHBA investoi 6,25 milionë dollarë për një periudhë pesë vjeçare.

Deri më tani, shkencëtarët ushtarakë kanë qenë në gjendje të identifikojnë se cilat sinjale në tru janë përgjegjëse për sjelljen e njeriut. Megjithëse kjo mund të mos thotë shumë, hapi i parë është identifikimi i sinjaleve të ndryshme, domethënë identifikimi dhe interpretimi i vetë sinjaleve që kanë të bëjnë me mendime të vetëdijshme.

“Ju mund të lexoni atë që dëshironi, por kjo nuk do të thotë që do ta kuptoni. Ky është hapi tjetër. Në fund të fundit, ky është qëllimi ynë – të kemi një kompjuter që mund të komunikojë plotësisht me trurin”, tha shkencëtari dhe drejtuesi i këtij programi, Hamid Krim.

Ai shpjegoi se si ata duan të zhvillojnë një sistem që do të njohë shenjat e stresit ose lodhjes, para se vetë ushtari të jetë i vetëdijshëm për to. Kjo mund të parandalojë lodhjen ose lëvizjet e pamatur që vijnë nga stresi. /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here