Mickoski sot gjatë protestës para Qeverisë u tha protestuesve se nevojitet “dorëqje për Zaevin dhe liri për popullin”.

Ai kërkoi nga kryeministri që të kërkojë falje për deklratat e dhënë dje për një media bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet ta ngrisim zërin dhe të themi mjaft. Kjo protestë është e popullit, mbipartiake, do të fitojmë nëse jemi të unifikuar. Do të fitojmë nëse themi mjaft”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se Zaevi nuk është Maqedonia dhe ju bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së ta mbrojnë vendin nga politikat e Zaevit.

“Kemi dallime, por qëllimi është mbrojtja e identeittit”, tha Mickoski.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here