Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në prezantimin e këtij vendimi ka thënë se, kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe se duhet të miratohet nga kabineti qeveritar.

“Në kohë për ekonomia ka marrë përmasa të zhvillimit ne jemi të interesuar që të arrijmë marrëveshje për eliminimin e tatimi të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Deri tani 16 marrëveshje i kemi për eliminimin e tatimit të dyfishët”, tha Krasniqi.

Sipas tij, kjo marrëveshje përmban 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë mes dy vendeve.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here