Edhe pse mediat qeveritare publikojnë çdo gjë që bën kryeministri Edi Rama, sot ato heshtën kur doli në dritë se kryeministri i paska dërguar një letër adhurimi futbollistit serb, Sinisha Mihajloviç.

Për të komentuar këtë letër, i ftuar në studion e SYRI TV ishte gazetari Bledian Koka.

“Për mua, Rama është njeriu me 1001 komplekse, që mundohet që pas çdo figure të rëndësishme, ai rend që të këpusë ndonjë copë nga fama, dhimbja apo suksesi i tyre. Media që i ra tamtameve kundër Bashës kaq shumë, nuk e evidentoi faktin që kryeministri i paska shkruar një kryeministri, madje kampion,” tha Koka.

Vetë Mihajloviç shkruan se Edi Rama e kishte gjetur numrin e tij të telefonit te miku i tij, Aleksandër Vuçiç.

“Një kryeministër që bën çmos për t’i çuar letër Mihajloviçit dhe për këtë ia merr numrin Aleksandër Vuçiçit, nga këtu kuptojmë se çfarë bën kryeministri në kohën e lirë. Ai e merr kolegun e tij jo për çështjen e Kosovës apo për problemet shqiptaro-serbe, por ka hallin e empatisë me Mihajloviçin. Ka një lloj kompleksi aty, ku nuk prezantohet si kryeministër, por edhe si lojtar i kombëtares së basketbollit,” tha Koka.

“Më shumë se njëherë, Mihajloviç nuk e ka ndarë futbollin nga raportet e tij me çetnikët serbë dhe një prej tyre ka qenë Arkani. Ai ka qenë dora e hekurt dhe më gjakatare e paramilitarëve serbë. Ky njeriu e ka reklamuar më shumë se njëherë miqësinë me Arkanin,” tha Koka.

I pyetur për faktin se Rama e kishte siguruar numrin e Mihajloviç nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, Koka tha: “Mes miqsh këmbehen shumë gjëra, që nga numra telefoni deri edhe te territoret”.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here