Më shumë se një vit pas të shtënave fatale ndaj një shqiptari 20 vjeçar në Vorsfelde në Gjermani, policia e Wolfsburgut kërkon ndihmën e njerëzve në përpjekje për të arrestuar dy të kërkuarit.

Që nga tetori 2019, prokurori publik i Braunschweig dhe policia e Wolfsburgut kanë kërkuar për autorët e dyshuar, 30-vjeçarin Orgest Kurteshi dhe bashkëpunëtorin e tij 25-vjeçar Eglis Veraj, në lidhje me veprën e vrasjes më 13 gusht 2019.

“Të dy shtetasit shqiptarë janë ende në arratis“, thotë zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus.

Informacioni i mëparshëm sugjeron që dy burrat me gjasë janë arritur jashtë Gjermanisë. Hetuesit shpresojnë që shfaqja në programet televizive do t’u japë atyre të dhëna të reja rreth çështjes.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here