Duket se moti në vendin tonë pas ditëve më diell dhe të ngrohta në shumicën e vendit ,po hyn në dimrin e vërtetë. Kështu ai ditën e sotme sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët, por në zonat malore do të kemi edhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Kurse Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por që do ketë edhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 10°C.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here