Policia e Shtetit ka mësyrë me një operacion të beftë të koduar si “Komuna”, në nja nga lokalet e kryeqytetit ku shpërndahej drogë.
Lokali gjendet në rrugën “Haxhi Kika” në Tiranë.
Policia gjeti katër klientë duke marrë drogë dhe i procedoi penalisht, ndërkohë që iu vuri prangat si pronarit të lokalit, edhe kamarierit.
Pronari I.D, 49 vjeç, rezultonte i dënuar më pare për “Prodhim dhe shitje narkotikëve”.
Kamarieri O.N, 25 vjeç nuk kishte precedent penalë.
Policia gjeti 388 gr. kanabis, mbetje kokaine, një shumë parash të fituara nga shitja e drogës dhe 4 celularë.
Dosjet e të gjashtëve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
/syri.net
Comments
0 comments