Studentët e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës këtë vitë i është anuluar provimi pranues për master. Nga departamenti thanë se është dashur të aplikojnë së paku 10 student dhe ky urdhër ka vendim është marr nga rektorati.  

Studenti Afrim Troshupa ani pse i ka përfunduar të gjitha procedurat për aplikim në master në drejtimin e Orientalistikës së Universitetit të Prishtinës, një ditë para provimit është lajmruar se i  është anuluar.

Po ashtu Troshupa tha se një vitë është humbje e madhe për një student prandaj sipas tij do duhej një afat i dytë.

“Ka qenë shokuese për mua ky njoftim. Është humbje e madhe për një student që të humbasë një vit akademikë, duke ditur rëndësinë e studimeve për studentat”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Afrim Troshupa.

E shefi i degës së orientalistikës, Abdullah Rexhepi tha se kjo është bërë më urdhër të rektoratit.

“Arsyetimi është se programi nuk mund të funksionojë pa u bërë së paku dhjetë (10) studentë. Por megjithatë, këtu nuk thuhet se kandidatët nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues, sepse kështu i merret e drejta themelore për tu bërë studentë të UP-së. Ne si Departament dhe si Fakultet i Filologjisë kemi kërkuar nga rektorati që të shpallet edhe një konkurs plotësues dhe kështu do të krijohej mundësia për funksionimin e grupit MA në departamentin tonë”, thuhet në përgjigjen e Abdullah Rexhepit.

RTV Dukagjini është munduar ta kontaktoj  edhe rektoratin por ata nuk kanë kthyer përgjigjie.

/RTV Dukagjini/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here