Ish futbollisti kroat Ivan Ileçiq, i cili luajti për Dinamo Zagrebin, por edhe për moshat më të reja të kombëtares kroate, vendosi të futet në internet.

Ai nisi aplikacionin global Sportyn, një rrjet social për atletët. Sipas tij, përdoruesit mund të ndajnë video të shkurtra në të, kështu që ata promovohen dhe vërehen, transmeton Telegrafi.

“Ne të gjithë dimë për ato klipet e disa fëmijëve të talentuar në TikTok, Instagram, por përmbajtja largohet shumë shpejt dhe nuk arrin audiencën e synuar. Thjesht, kush shikon, nuk e di se cili lojtar është, ku luan, pra nuk ka informacion”, tha ai.

Ideja e tij është që në aplikacionin celular, të gjithë atletët – futbollistë, hendbollistë, shahistë, lojtarë pingpongu etj., mund të publikojnë videot e tyre sportive të lëvizjeve të çmendura, ekspozitave dhe kryeveprave. Pra, ai shpreson, se do të jetë në radarin e skautëve nga industria sportive – e ngjashme me Linkedin për biznesin.

Përveç që janë në gjendje të paraqiten dhe të vërehen, Ilečić planifikon që përmes Sportyn, talentët e rinj mund të realizojnë edhe financimin e zhvillimit të tyre sportiv ose sponsorizimin duke përdorur të ashtuquajturën tokenizimi.

Përdoruesit postojnë video deri në 60 sekonda.

Ato mund të shpërndahen, komentohen dhe vlerësohen, dhe vetë aplikacioni do të shtyjë ato më të mirët dhe me cilësinë më të lartë në planin e duhur.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here